Për të forcuar imunitetin dhe përmirësuar tretjen, mjekët japin këshillat e nevojshme: Ja pesë gjëra që duhet të bëni çdo mëngjes për të mirën e zorrëve

Aug 15, 2023 | 20:08
SHPËRNDAJE

Zorra është ajo pjesë e trupit që punon shumë çdo ditë për të tretur ushqimin, për të forcuar sistemin imunitar dhe për të rregulluar humorin.

zorrest

Gastroenterologët ndajnë praktika efektive që kontribuojnë në funksionimin e mirë të sistemit gastrointestinal. Sipas tyre zakonet dhe sjelljet e shëndetshme të përfshira në rutinën tonë të mëngjesit vendosin si do jetë pjesa tjetër të ditës sonë dhe procesi i tretjes.

Gastroenterologët e spitalit Lenox Hill në Nju Jork, zbulojnë pesë zakonet që çdokush duhet ti ndjeke në mëngjes për te pasur një shëndet sa më të ire të zorrëve.

1.Pini një gotë ujë para kafesë.

Temperatura e ujit nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme të pini ujë duke kontribuar kështu në hidratimin e trupit tuaj. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e problemeve si fryrja e barkut, dispepsi, kapsllëku e deri te ngrënia e tepërt.

2.Hani mëngjes në një kohë të caktuar

Mjekët këshillojnë të hani mëngjes në orare të caktuar dhe rregullisht, pasi në këtë mënyrë ju ndihmoni trupin të rregullojë një sërë hormonesh që kontrollojnë një sërë funksionesh, nga disponimi deri te lëvizjet e zorrëve. Rregullsia e ngrënies së mëngjesit ndihmon në përballimin e kapsllëkut, si dhe për ata që kanë problem me zorrët e irrituar.

3.Zgjidhni një mëngjes të pasur me fibra.

Në këtë mënyrë ju do të përmirësoni mikrobiomën tuaj të zorrëve në vetëm dy javë, thonë mjekët. Përveç kësaj, ju luftoni kapsllëkun. Mëngjesi ideal sipas Dr. Aditya Sreenivasan përmban drithëra, proteina, fruta dhe perime. Por është mirë të shmangni proshutën dhe salsiçet pasi konsumimi i shpeshtë i tyre është lidhur me inflamacionin e traktit gastrointestinal dhe është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

4.Bëni një shëtitje.

Duke vepruar kështu, trupi juaj përfiton në shumë nivele: shëndet më të mirë të zemrës, rregullim të peshës, humor të përmirësuar dhe sistem imunitar më të fortë. Përveç kësaj, aktiviteti fizik kur është sistematik lufton edhe problemet gastrointestinale si kapsllëku dhe fryrjet.

5.Jini të qëndrueshëm me zorrët tuaja.

Në praktikë, kjo do të thotë t’i përmbahesh një programi të përditshëm të zorrëve dhe të mos vonosh vizitat apo të shmangësh shqetësimet që mund të keni, pasi mund të shkaktohet edhe zhvillimi i hemorroideve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura