Pedri: Paraqitje e shkëlqyer, e dominuam plotësisht Italinë

Jun 23, 2024 | 19:44
SHPËRNDAJE

I ka shtrënguar rripat deri në fund, por Pedri ia ka dalë të jetë pjesë e Spanjës në “Euro 2024”. Jo vetëm kaq, po si ndaj Kroacisë dhe ndaj Italisë ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer.pedriKundër Italisë të enjten në mbrëmje ai i është afruar shumë dhe golit, ndonëse nuk ia ka dalë. Gjithsesi, ai ka qenë një lojtar kyç për Spanjën.

Në të gjitha analizat taktike, pozicioni i lëvizshëm i mesfushorit të Barcelonës ka shërbyer për të krijuar hapësira mes rreshtave të mbrojtjes italiane, duke i dhënë një dorë Spanjës. Mesfushori i Spanjës ka folur për mediat pas suksesit ndaj Italisë, duke vlerësuar paraqitjen e Spanjës.

“Kishim parashikuar një ndeshje të vështirë dhe pavarësisht dominimit nuk ka qenë e lehtë. Por thjesht paraqitja jonë ka qenë e shkëlqyer. Nuk i kemi dhënë asnjë mundësi Italisë. E vetmja gjë që kam është fakti që nuk kemi shënuar ndonjë gol më shumë. Kemi pasur raste, por ka qenë dhe portieri i tyre që na ka ndalur”, tha Pedri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura