PE kërkoi hetim për prishjen e “Prestige”, Bamir Topi: Shembja e resortit, keqardhje që buron nga brenda! Rrënohet diçka që ti krenoheshe

May 29, 2023 | 23:10
SHPËRNDAJE

Bamir Topi në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV komentoi edhe rezolutën e Parlamentit Evropian, ku ndër të tjera kërkohet një hetim për shembjen e “Prestige Resort”. Sipas Topit, prishja e resortit është një keqardhje që buron nga brenda, pasi shikon që rrënohet diçka, kur më parë me atë investim krenoheshin.

bamir topi log

“Kemi folur për “Prestig”, një gjë totalisht e panevojshme. Të bën përshtypje që një investim, është një keqardhje edhe pa e njohur individin, një keqardhje që buron nga brenda, sepse shikon një rrënohet diçka që ti krenoheshe”, tha Topi.

Ish-Presidenti Topi foli edhe për lirinë e medias, duke thënë: “Këtu të gjithë e dinë, por nuk e thonë që cdo media ka njerëzit e vet të preferuar.

Dikur bëheshin debate mes politikanëve, studiot kanë qenë shumë të gjalla. Tani ka kaluar një delegim i rafinuar i politikës, që janë avokatet e partive. Një pjesë paguhen, nuk e di nga por, paguhen nga partitë, nga instrumenti i medias.

Në rast se PE duhet të fliste për median duhet të fliste shumë fort, sepse ka njerëz që ti zgjohesh me atë fytyrë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura