PD nxjerr dokumentet: Biznesmeni Bego fitoi tender 100 milionë lekë, Taulant Balla të tregojë …

Aug 22, 2018 | 13:52
SHPËRNDAJE

Ne vijim te akuzave te bera per lidhje te forta dhe favorizim te biznesmenit Edmond Bega, PD ka publikuar sot proven e parë te përfitimit nga buxheti i shtetit, per te cilin vete socialisti Taulant Balla pranoi nje dite me pare se ka njohje me te dhe familjen e tij.

E.spaho

Ne nje deklarate per mediat, demokrati Edmond Spaho denoncoi me dokumente se ai eshte fitues tenderi ne Librazhd. “Taulant Balla duhet të tregojë a ka hyrë sekser që miku i tij kriminel të fitojë fitoi tenderin 100 milionë leke te reja nga OST në Librazhd”- tha ai.

DEKLARATA E PLOTË E NËNKRYETARIT TË PD, EDMOND SPAHO

Arrestimi i trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, mik familjar i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është dëshmia më e freskët sesi Edi Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon, deri tek paratë që u merr shqiptarëve me taksa gjithnjë e më të larta.

1

Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, I cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës.

QKR 2

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së taulant ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

QKR 1

Dokumentat tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd.

Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t’u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë?

Sa më shumë të heshtë Taulanti pa sqaruar çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge, që autoritetet italiane e kanë dënuar me 21 vjet burg, aq më shumë forcohet bindja për rolin e Taulant Ballës si sekser të miliona eurove që ia merr shqiptarëve për t’i ndarë me trafikantin e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura