“PD-në e kanë kapur për fyti”/ Përçarja e opozitës, Ndregjoni për Panorama TV: Lejuan PS që të kthehet në parti komuniste

Jun 9, 2023 | 15:35
SHPËRNDAJE

Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politik, Besim Ndregjoni në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatë e opozitës pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, dhe garën për lidershipin e ri ku tha se kjo e fundit është ‘kapur për fyti’ nga drejtuesit politik.

Capture

Ndregjoni tha se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të jenë më të zgjedhur në krye të partisë pasi nuk mbështeten nga elektorati i djathtë.

Pjesë nga biseda:

Si po e shihni situatën politike në PD?

Është e paimagjinueshme për të djathtën shqiptare, që përfaqësohen ish të përndjekurit që i dhanë këtij shteti shtetin e parë, luftuan kundër fashizmit. Kurrë nuk e kemi imagjinuar në vitet 90 që mbas 30 vitesh, shoqëria shqiptare do jetë pa opozitë, do përjetojë kthimin e partisë komuniste në drejtimin e shtetit shqiptar. Kjo jo për fajin e PS, por dhe të drejtuesve të PD.

Shqipëria nuk pati një elitë politike për ndryshim, po përjetonte diktaturën staliniste dhe nuk pritën që të bëhej një ndryshim nga ideologët. Jemi në një situatë si 90-tën, ka nevojë për një tjetër revolucion është alarmante për shoqërinë shqiptare, opozitën e kanë kapur për fyti, nuk e lënë as të jetojë as të vdesë. Skemë më shkatërruese, nuk ka votim të lirë. E ndërtuan ata që ndërtuan PD në vitin 90.

Roli i opozitës gjatë kësaj kohe?

Donte të merrte pushtetin, PD ndërtoi një frymë anti të djathtë kur kishte drejtimin. A ka pasojë më të madhe që pas 9 vitesh, bailli i komunizmit, Lulzim Basha që drejtoi opozitën del dhe thotë që do vazhdoj misionin tim kur dëmtoi institucionet e PD-së. Basha përdhunoi votën e lirë brenda partisë, çfarë do kërkohet në elektoratin tjetër.  Nuk është elektorati i djathtë aq budallenj sa të vijë Basha dhe Berisha që të shpëtojnë të djathtën, nëse PD nuk fillon me ndërtimin e votës së lirë, nuk ka asnjë moral Basha. Nuk të bën logoja dhe vula e PD, deputet dhe ta votojë aq që në 32 vite përbuz elektoratin e djathtë.
Ka ardhur koha që ata të mësojnë të vërtetën, elektoralit i djathtë nuk i voton më këto dy fytyra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura