Pas replikave me Bashën, Dashnor Sula shihet kokë më kokë me Gazment Bardhin! Çfarë po ndodh në PD pas tensioneve dhe kërcënimeve në kryesi

Jun 8, 2023 | 14:01
SHPËRNDAJE

Tensionet e ndodhura dy ditë më parë në kryesinë e PD, ku ka patur edhe kërcënime nga ana e disa militantëve të Lulzim Bashës, zhvillimet brenda kampit blu kanë qenë tepër intensive sot në seancën parlamentare.

Pas deklaratave të Bashës për gazetarët, i cili u distancua në dhuna ai u përball brenda parlamentit me dy deputetë demokratë, Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin, me të cilët patën edhe një shtrëngim duarsh.

Por duket se kjo nuk ishte një takim miqësor, pasi ka patur edhe replika mes tyre, pikërisht për tensionet në kryesi.

Mësohet se Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.

Fillimisht është larguar Saimir Korreshi dhe më pas Dashnor Sula, ndërsa Basha pasi ka qëndruar pak momente me Andia Ullirin është larguar edhe ai për tu takuar në një nga zyrat e tjera të Kuvendit.

Të pranishëm në këtë sqarim ishte edhe Arbi Agalliu, sekretari i grupit parlamentar demokrat.

Por pas këtij takimi, deputetët janë rikthyer sërish në Kuvend. Panorama TV ka siguruar një video nga momenti kur Dashnor Sula është ulur pranë Gazment Bardhit dhe shihen të dy kokë më kokë duke diskutuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura