Pas daljes nga Big Brother VIP dhe baba për herë të tretë, habit Armando Kllogjeri: Më ngacmojnë vajzat në ‘Instagram’. Ja mesazhet që më vijnë

May 28, 2023 | 14:28
SHPËRNDAJE

Ish-banori i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka komentuar sërish eksperiencën e tij brenda shtëpisë, ku në një intervistë për  “Më lër të flas” tha se në rrjetin social ‘Instagram’ merr shumë komplimente nga vajzat pasi është bërë personazh i njohur, por nuk i quan si ngacmime.

IMG_1784

Ai tha se nuk i kthen përgjigje të gjithave, por ka raste që i falënderon ku për herë të parë ka treguar se rrjeti i tij social, nuk menaxhohet plotësisht nga ai pasi e ka të vështirë dhe për këtë arsye është një vajzë që merret me ‘Instagramin’, emrin e të cilës nuk ka preferuar që t’ja bëjë publike.

Pjesë nga biseda:

Armaldo pas Big-ut të ngacmojnë vajzat në Instagram dhe pse ti do bëhesh baba për herë të tretë. Është e vërtetë? Thuaj të vërtetën, të ngacmojnë?

Armaldo Kllogjeri: Ka disa mesazhe që vijnë më tepër si si komplimente, jo si ngacmime.

Kujt i thua komplimente ti, ‘t’i hëngsha balluket’?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk kam balluke. Je yll, je king, je shumë i mirë. Unë këto i quaj komplimente, nuk i quaj ngacmime.

Dhe ti u kthen përgjigje?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk u kthej përgjigje.

Nuk i kthen përgjigje? Më shiko në sy!

Armaldo Kllogjeri: Po edhe ndonjë faleminderit edhe ja kthejmë tani. Unë nuk e menaxhoj vvetë Instagramin.

Kush ta menaxhon Instagramin?

Armaldo Kllogjeri: Një vajzë.

Po të gjithë u bënë me menaxherë o Armaldo?

Armaldo Kllogjeri: Me beso që kur kam dalë nga “Big Brother”, pjesa më stresuese për mua është Instagrami sepse tek unë ishte diçka e re dhe nëse nuk je aktiv në Instagram… Duke qenë se është stresues dhe unë nuk arrij ta menaxhoj vetë, nuk është se kam marrë menaxher, është thjesht një vajzë që më ndihmon për ta mbajtur Instagramin më të karrikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura