Paralajmërimi i Koresë së Veriut: Kujdes nga pluhuri i verdhë! Nga Kina mund të vijë…

Oct 23, 2020 | 11:35
SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që vjen nga Kina mund të sjellë koronavirus.

koreja

Rrugët e kryeqytetit u raportuan të ishin praktikisht të zbrazët të enjten pas paralajmërimit, raporton BBC.

Shteti më i izoluar, pretendon se aty nuk ka koronavirus, por ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Deri tani nga ekspertët nuk bëhet një lidhje midis reve të sezonit të pluhurit dhe Covid-19.

Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend që bën këtë paralajmërim. Edhe Turkmenistani pretendonte se pluhuri i mbushur me viruse ishte arsyeja që qytetarëve u thuhej të vinin maska.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura