24 Korrik, 2018

“Zogu i Tiranës” lë nam, i zbërthehet rripi në mes të emisionit


Hermes Nikajn jemi mësuar ta shohim çdo mëngjes në ekranin e televizionit në emisionin “Ditë e re”.

“Zogu i Tiranës” mëngjesin e sotëm ka lënë nam përpara kamerës.

Teksa moderatorët e programit bënin batuta gjatë lidhjes direkte, Hermes ka filluar të kërcejë një këngë tallava.

Gjatë këtij momenti i është zbërthyer rripi i pantallonave ndërkohë që tundte belin. Ai dhe moderatorët kanë nisur të qeshin me të madhe, ndërsa Zogu nuk ngurroi të mbante barkun jashtë teksa kërcente sërish me këngën në sfond.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al