16 Prill, 2019

Zjarri i Notre Dame, çfarë parashikoi Nostradamus 500 vjet më parë: Një simbol i krishterimit…


Zjarri që shkrumboi një pesë të mirë të katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame, të hënën e kaluar, thuhet se është paralajmëruar 500 vjet më parë nga profeti francez, Nostradamus, në koleksionin e tij që parashikon ngjarje të së ardhmes.

“Një simbol i krishterimit në Francë apo Spanjë do të digjet në pastrimin e zjarrit. Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.

Profeti francez thuhet të ketë shkruar në një letër 500 vjet më parë mënyrën se si do të digjej një pjesë e mirë e katedrales më të vizituar në Europë.

Madje profecia e tmerrshme shihet edhe nga të dhëna të ndryshme astrologjike deri në 15 prill 2019. Edhe astrologia britanike, Jessica Adams beson se ngjarja e një dite më parë ishte një parashikim i Nostradamus dhe që u bë realitet.

Ndërkohë Notre Dame u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë ‘Zonja jonë’ dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari. Ajo vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al