22 Prill, 2022

Zendaya braktis ‘Met Gala’ për të tretin vit radhazi, aktorja tregon arsyen


Ikona e stilit Zendaya ka lajmëruar se nuk do marrë pjesë në ‘Met Gala’ për të tretin vit radhazi.

“Më vjen keq që po i zhgënjej fansat por do jem duke punuar”- tha aktorja për ‘Extra’ në një intervistë të dhënë së fundmi, duke shtuar: “Vajza juaj duhet të punojë dhe të bëjë disa filma. I uroj të gjithëve më të mirat.”

Ajo shtoi se do të jetë duke u marr me tenis, referuar filmit të saj të ardhshëm “Changers”, i cili bën fjalë për një grup lojtarësh që konkurrojnë për ‘Grand Slam’.

Ylli i “Dune” premtoi se do të kompensojë mungesat e saj me veshje më të mira se kurrë në tapetin e kuq. “Do të vazhdoj të jap më të mirën në mënyra të tjera”, tha me humor ajo.

Hera e fundit që 25-vjeçari mori pjesë në “Met Gala” ishte në vitin 2019. Ylli i “Spider-Man: No Way Home” i mahniti të gjithë me një fustan stil “Cinderella” që ndryshonte ngjyrat në mënyrë mbreslënëse- me ndihmën e Fairy Godmother, dhe stilistit, Law Roach.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, aktorja mori gjithë vëmendjen me paraqitjet e saj, nga fustani i shkurtër i Fausto Puglisi deri te fustani ngjyrë argjend i Versace – i cili dukej se ishte i preferuari i Tom Holland.

2019

2018

2017 Met Gala After Party

2017

2016 Met Gala After Party

2016

2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al