29 Dhjetor, 2017

Zemra dhe trëndafila, Xheni e BB9 lë pas historinë me Bernardin e nis lidhje të re?


Pas disa javësh sherre dhe mosmarrëveshje, çifti më i dashuruar i “Big Brother 9”, Xheni dhe Benardi, i dhanë fund historisë së tyre. 22-vjeçarët që bashkëjetonin në Tiranë dhe ishin pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me” u ndanë duke hequr dorë kështu edhe nga gara në atë kohë. Pas disa javësh me radhë ku dukej sikur i dërgonin njëri-tjetrit mesazhe të koduara, ish-çifti duket se ka rënë në qetësi dhe e kanë lënë pas historinë me njëri-tjetrin.

Këtë imazh na e ka përcjellë Xheni së fundmi përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar një foto ku shfaqet duke ngrënë një darkë romantike me verë të kuqe dhe gjithashtu një buqetë me trëndafila të kuq. Këtë foto Xheni e ka shoqëruar me një zemër duke lënë të kuptoj se ka nisur një lidhje të re

.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al