11 Qershor, 2019

Zemër e shëndetshme me hudhër dhe fara fenugreek


Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, prandaj rëndësia e mbajtjes së një zemre të shëndetshme është theksuar gjithmonë.

Studimet kanë treguar se mbajtja nën kontroll e niveleve të kolesterolit mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër. Një mënyrë për të ulur nivelin e kolesterolit është marrja e barërave si fara fenugreek (Trigonella foenum-graecum) dhe hudhra (Allium sativum). Një studim i ri sugjeron që kombinimi i këtyre dy bimëve mund ta mbajë zemrën të shëndetshme dhe madje të parandalojë sulmet në zemër.

Studimi

Për studimin e tanishëm, hulumtuesit nga CSIR – Central Food Technological Research Institute në Indi kanë ekzaminuar efektin kardioprotektiv të kombinimit të farave dhe hudhrave tek minjtë. Një dietë e pasur me kolesterol iu dha minjve për tetë javë për të rritur nivelin e kolesterolit. Në të njëjtën kohë, ata i trajtuan me 10% fenugreek, 2% hudhër ose një kombinim të dy bimëve.

Rezultatet

Pas tetë javëve, kërkuesit nxitën tek minjtë një sulm në zemër përmes injektimit të izoproterenol-it. Administrimi i izoproterenol rrit peroksidet e lipideve dhe redukton molekulat antioksiduese në gjakun dhe zemrën e minjve. Megjithatë, këto u neutralizuan me trajtimin me fara fenugreek, hudhër dhe kombinimin e të dyjave. Kombinimi i hudhrave dhe farave fenugreek kanë dhënë mjaft efekt dhe kanë neutralizuar infarktin. Për më tepër, ky kombinim ka shtypur edhe stresin oksidativ në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mund t’i atribuohen vlerave të tyre antioksiduese.

Rezultatet e këtij studimi, të publikuara në revistën Food Science and Human Wellness, sugjerojnë se përdorimi i një kombinimi të farave fenugreek dhe hudhrave ndihmon në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë sulmin në zemër. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al