20 Qershor, 2023

Zbulohet identiteti i personit që goditi me telefon Bebe Rexhën gjatë koncertit në New York, zbardhet dëshima e autorit: E bëra për argëtim


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është goditur me telefon në fytyrë nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York me 18 qershor 2023.

Sipas The Sun, sulmuesit është 27-vjeçari Nicolas Malvagna nga Manalapan, New Jersey dhe dyshohet se e kreu sulmin për argëtimin e tij.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij.

Malvagana u identifikua nga policia dhe u akuzua për  sulm të rëndë, ndërsa pritet të dalë në gjyq së shpejti ku do të caktohet gjykimi për aktin e bërë.

Pas goditjes këngëtarja u rrëzua në skenë, ndërsa stafi i saj vrapoi për t’i ardhur në ndihmë artistes.

Si pasojë e këtij incidentit artistja e nominuar për çmimin ‘Grammy’ bëri 3 qepje në fytyrë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al