7 Shtator, 2017

Zbulohet gjinia e fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye West


Vetëm një ditë pasi është zbuluar se fëmija i tretë i Kim Kardashian dhe Kanye West do të vijë në janar, burime pranë çiftit kanë zbuluar edhe gjininë e bebës. Siç shkruan TMZ, familjes do t’i shtohet edhe një tjetër bukuroshe.

Sikundër u bë publike dje nga mediat 36- vjeçarja nuk ka zgjedhur për ta bërë vetë fëmijën pasi mjekët nuk ia rekomanduan sepse do të ishte me shumë rrezik dhe ka zgjedhur një nënë zëvendësuese. Sipas TMZ nëna zëvendësuese i është nënshtruar një diete rigoroze, ku konsumon vetëm ushqime të shëndetshme. Ajo është e ndaluar të pijë duhan, të konsumojë alkool apo drogë gjatë shtatzënisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al