11 Shtator, 2020

Zbukurimi i pemës së Krishtlindjeve tani ju bën më të lumtur, ja ç’kanë zbuluar ekspertët


Të gjithë kemi provuar të dekorojmë pemën e Krishtlindjeve dhe emocioni që secili përjeton është i mrekullueshëm.

pema e Krishtlindjeve (2)
Por, a e kishit menduar se koha në të cilën e vini pemën mund të ketë një ndikim të madh në gjendjen tuaj emocionale?

pema e Krishtlindjeve (4)

Sipas “The Sun”, ekspertët kanë zbuluar se ata që e vënë pemën më shpejt se zakonisht, kanë më shumë mundësi që të jenë të lumtur dhe të relaksuar.

pema e Krishtlindjeve (3)
Steve McKeown, një psikanalist, u tha njerëzve të fillojnë ta dekorojnë sa më shpejt pemën e Krishtlindjeve.
“Në një botë plot stres dhe ankth, njerëzit duan të shoqërohen me njerëz dhe të bëjnë gjëra që i lumturojnë dhe pema është ajo që u ngjall ndjenja të forta që mund t’i kenë përjetuar vetëm gjatë fëmijërisë. Zbukurimet janë thjesht një spirancë ose shteg drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë”, tha ai.

pema e Krishtlindjeve
Sipas tij, kjo cilësohet si një periudhë ku njerëzit janë më të lidhur me të kaluarën dhe me të dashurit që mund të kenë humbur me kalimin e viteve.
Ambienti festiv është shenjë e një familjeje të lumtur, sepse i ndihmon ata të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al