30 Mars, 2018

Zaimina Vasjari ka një këshillë për ju që doni linja perfekte


Edhe pse kanë kaluar vetëm dy muaj që kur solli në jetë vogëlushen e saj, këngëtarja Zaimina Vasjari ka sërish forma perfekte.

Por ju do pyesni si arriti Zaimina në këto linja perfekte në vetëm pak kohë?

Ajo zbulon sekretin e saj, dhe këtë e bën nëpërmjet një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtarja në foto shfaqet mjaft elegante, e veshur me fustan të zi, i cili i zbulon dukshëm pjesën e gjoksit, dhe në duar mban një biskotë.

Dhe pikërisht këtë mëngjes këngëtarja ua sugjeron fansave të saj, nëse duan të kenë linjat e saj fizike.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al