6 Janar, 2023

Ylli i muzikës ‘Rock’ akuzohet se ka abuzuar seksualisht ndaj një të miture disa vite më parë, paditësja: Më mori në hotel dhe nisi të…


Këngëtari Steven Tyler është përballur me një polemikë të re në karrierën e tij, edhe pse këtë herë nuk bëhet fjalë për gjendjen e tij shëndetësore apo ndonjë problem me varësitë, të cilat madje e kanë detyruar grupin që ai drejton të anulojë disa prej koncerteve të tij në 2022.

Tani, vokalisti i grupit legjendar të rock-ut është paditur për abuzim seksual ndaj një gruaje që ishte e mitur në atë kohë. Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në vitet 70, kur paditësja, e quajtur Julia Holcomb ishte 16 vjeçe, ndërsa Tyler 25.

Julia pretendon se Tyler, përveç sulmit ndaj saj, i shkaktoi qëllimisht shqetësim emocional. Sipas revistës Rolling Stones , Holcomb deklaroi se Tyler e bindi nënën e saj që t’ia dorëzonte kujdestarinë e saj dhe kështu ata jetuan së bashku për më shumë se tre vjet gjatë të cilave patën disa takime intime.

Detajet e padisë kundër Steven Tyler

Gruaja paraqiti si provë të akuzës së saj kujtimet e vetë Tyler-it, ku ajo pretendon se ai ” pothuajse u martua me një vajzë adoleshente ” dhe se “prindërit e saj ranë në dashuri me këngëtarin, nënshkruan një dokument që unë të kisha kujdestarinë, që të mos kishte probleme nëse e nxirrte jashtë shtetit. E mora me vete në turne”.

Madje Julia zbuloi se ishte shtatzënë në vitin 1975 dhe abortoi me insistimin e Tyler. Deri më tani as muzikanti dhe as avokatët e tij nuk kanë komentuar mbi padinë e ngritur në Los Angeles. Edhe pse dokumenti nuk thotë në mënyrë eksplicite emrin e Tyler, publikimi tregoi se bëhet fjalë për udhëheqësin e Aerosmith .

Steven Tyler tha se u takua me Julian pasi grupi luajti një koncert në Portland, Oregon në 1973 . Në padinë e saj, gruaja akuzon këngëtarin se “e ka detyruar dhe bindur” të besojë se abuzimi ishte një marrëdhënie formale romantike.

Ajo tregoi gjithashtu se Tyler e mori atë në një hotel dhe ” u përfshi në disa akte të sjelljes seksuale kriminale me të ” në të njëjtën natë që u takuan, pavarësisht faktit se ai e dinte moshën e saj.

Një vit më vonë Tyler mori kujdestarinë e Julia-s dhe u premtoi prindërve të saj se do t’i jepte asaj një jetë më të mirë se sa ata mund t’i kishin dhënë, por përveçse theu fjalën e tij, ai e abuzoi me të, e sulmoi dhe i dha drogë dhe alkool .

Pas abortit, Julia Holcomb u largua nga Tyler dhe u kthye në Portland për të filluar një jetë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al