27 Korrik, 2019

William Levy në gjendje të vështirë financiare dhe me borxhe? Ja si qëndron e vërteta


“Kujdes nga engjëlli” është telenovela që bëri të njohur në vendin tonë aktorin, William Levy, i cili luante rolin kryesor si Juan Miguel. Që nga ajo kohë, Levy u kthye në një nga aktorët e preferuar për publikun shqiptar.

Ndërkohë William është vlerësuar si një ndër meshkujt më simpatikë si dhe është cilësuar si një ndër figurat më të pëlqyera nga femrat.

Mirëpo prej një periudhe thuajse 3-vjeçare, Levy-n nuk e kemi parë në role të reja dhe nuk ka nisur asnjë projekt të ri duke i munguar kështu ekranit.

Lidhur me këtë kanë shkruar mediat e huaja, të cilat shprehen se aktori i famshëm është në një gjendje të vështirë financiare dhe është zhytur në borxhe.

Thuhet gjithashtu se 38-vjeçari ka shitur vilën e tij në Florida dhe super makinat e tij luksoze e të shtrenjta. Njëkohësisht bëhet e ditur se ai ka një shumë prej 2 milionë dollarësh të papaguara që prej vitit 2017 dhe restoranti të cilin kishte premtuar se do ta hapte, vazhdon të jetë i mbyllur.

Por një bashkëpunëtor i William, Luis Alfonso Borrego, i ka mohuar këto thashetheme. “Ai nuk kishte dëgjuar për këto lajme dhe tha se janë një gënjeshtër. Ai vazhdon të bëjë jetën e tij, karrierën e tij, siç ka bërë gjithmonë”, u shpreh Luis.

Ndërkohë thuhet se për ditëlindjen e Levy-t është konfirmuar se do të hapet restoranti i tij, të cilit i ka bërë reklamë në rrjet, e më pas do të hapë një tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al