14 Prill, 2022

VIDO/ Meghan Fox i shmanget puthjes së Machine Gun Kelly në tapetin e kuq, pamjet bëhen virale


Megan Fox dukej sikur nuk ishte në humor për t’i kthyer puthjen partnerit të saj Machine Gun Kelly ndërsa po bënin e ecjen në tapetin e kuq në Daily Front Row Awards.

Në pamjet e shpërndara nga “Footwear News” në Instagram , ylli i “Transformers” duket e irrituar teksa i fejuari i saj i qëndron pas dhe tenton t’i afrohet duke e përqafuar dhe puthur. Si përgjigje, Fox e anashkalon dhe i jep atij një shikim të çuditshëm.

Akoma më e sikletshme në gjithë situatën është se rokeri i “Bloody Valentine” nisi të qeshte me mospërfilljen e gruas së tij të ardhshme.

Fansat ishin të shpejtë për të vënë në dukje se sa e qartë ishte që Fox po e injoronte Kellyn në këtë video.

“Megan duket e mërzitur !!! Hmmmmm,” vuri në dukje një komentues.

“Ajo nuk donte të kishte të bënte me të lol,” shkroi një tjetër.

Ndoshta ishte vetëm një moment i shkurtër acarimi nga ana e Fox-it, sepse një klip i postuar nga një llogari fansash tregon yllin e “Jennifer’s Body” duke pranuar një puthje në dorë nga muzikanti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al