18 Janar, 2019

VIDEO+FOTOT/ Panik në bordin e avionit, pasagjerët të tmerruar, ja çfarë ndodhi


Panik dhe tmerr për pasagjerët e fluturimit A320 nga Bangkoku drejt Rusisë. Një nga pasagjerët, në gjendje të dehur nisi të bëhej i dhunshëm, duke ngacmuar të gjithë pasagjerët e tjerë.

Gjithçka ndodhi ndërsa avioni ishte në lartësi dhe kishte pak kohë që ishte nisur. Menjëherë pas ngritjes, në fakt, udhëtarët e tjerë vunë re një njeri që sillej çuditshëm. Në një moment ai filloi të fyejë ekuipazhin me fraza nga me të ndryshmet, e më pas situata doli krejtësisht jashtë kontrollit.

Ai nisi të bëhej i dhunshëm, aq sa piloti ishte gati të bënte një ulje emergjente. Por, më në fund pas shumë mundimesh, pasagjerët dhe ekuipazhi arritën ta bllokojnë dhe e lidhen, duke e mbajtur në atë gjendje për 4 orë derisa avioni zbriti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al