19 Janar, 2019

Video tronditëse/ Fqinjët refuzuan ta ndihmonin, djali dërgon nënën e vdekur në varreza me biçikletë


Një adoleshent është detyruar që të dërgojë nënën e tij për në banesën e fundit me biçikletë, pasi komshinjtë refuzuan që ta ndihmonin atë.

17-vjeçari ka bërë pesë kilometra rrugë i zbathur, dhe kur ka mbërritur në varreza ai ka hapur edhe vendin e një varri vetëm.

Saroj tashmë është jetim, pasi edhe i ati i tij ka ndërruar jetë kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.

Djali nga Karlabahali, Odisha në Indi, shkoi për të folur me fqinjët e tij kur e ëma 45-vjeçare u nda nga jeta teka po ecte për të mbushur ujë.

Fqinjët refuzuan ta ndihmojnë djalin për shkak të sistemit të kastës që diskriminon njerëzit në bazë të pasurisë.


Videoja tronditëse tregon 17-vjeçarin teksa pyetje nga një burrë se çfarë po mban në biçikletë. Me zë të ulët ai përgjigjet: “Ajo është nëna ime”.

Ndërkohë ndarja e shoqërisë në kasta në Indi ka më shumë se 3000 vite. Hindutë ndahen në grupe hierarkie duke u bazuar te puna dhe feja.

Sistemi përdoret gjerësisht edhe sot, pavarësisht se ndalohet nga Kushtetuta indiane që prej vitit 1950.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al