17 Gusht, 2021

VIDEO/ Spikerja e BBC-së telefonohet në transmetim direkt nga zëdhënësi i talibanëve, ja si reagon ajo


COMP-MA-GRABS

Mediat e huaja kanë publikuar një video me momentet kur një spikere e BBC -së mori papritur teksa ishte në transmetim direkt, një telefonatë nga zëdhënësi i talibanëve. Ai e telefonoi në numrin e saj personal në celular ndërsa ishte drejtpërdrejt në transmetim.

Yalda Hakim, e lindur në Afganistan, u shfaq e befasuar, por e trajtoi me qetësi “surprizën” dhe vijoi intervistën me zëdhënësin e talibanëve vetëm disa orë pasi ata morën edhe Kabulin.

Spikerja tha: “Okej, kemi zëdhënësin e talebanëve Shail Shaheen në linjë. Zoti Shaheen, a më dëgjoni?”

Pasi ai konfirmoi se dëgjonte, menjëherë filloi të mbante një fjalim në të cilin premtonte “paqe”.

“Nuk duhet të ketë ndonjë konfuzion, ne jemi të sigurt se qytetarët nga Afganistani në qytetin e Kabulit, pronat e tyre dhe jeta e tyre janë të sigurta. Nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Ne jemi shërbëtorë të njerëzve dhe të këtij vendi. Udhëheqja jonë ka udhëzuar forcat tona të qëndrojnë në portën e Kabulit, të mos hyjnë në qytet. Ne jemi duke pritur një transferim paqësor të pushtetit”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al