3 Maj, 2024

VIDEO/ Shikoj babain e ndjerë, Julian Deda shpërthen në lot në “BBV”! Banorët i qëndrojnë pranë aktorit


Aktori Julian Deda, ka shpërthyer në lot teksa ka parë një pjesë të natës së parë të BBV, ku gjatë videos prezantuese të tij, është transmetuar edhe një pjesë e një skeçi që ai ka luajtur me të atin, aktorin mjaft të njohur shqiptar, Zef Deda.

 

Juli është emocionuar dhe ka nisur të qajë, ndërsa banorët i janë afruar për të mbështetur.

Kujtojmë se Zef Deda ka ndërruar jetë pak muaj para se Juli ti bashkohej shtëpisë së “Big Brother VIP”, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Në klipin e tij prezantues, Juli është shprehur se nëse babai do ishte gjallë do ta mbështeste me të dyja duart në këtë rrugëtim të tij të ri.

“Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai do më mbështeste me të dyja duart. Para se të ndërronte jetë, më ka thënë mos ma prish fjalën, rri i qeshur dhe unë atje do jem i qeshur sepse ishte dëshira e tij. Më ka marrë malli që ditën e parë kur ai iku nga kjo botë”, tha Juli asokohe për të atin e ndjerë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al