26 Korrik, 2022

VIDEO/ Reperi shqiptar ngjitet në skenë për të anuluar performancën, ja arsyeja e këtij vendimi


Maringlen Malaj i cili njihet nga të gjithë me emrin e tij të artit, Marini, ka anuluar performancën e tij në një nga klubet e Prizrenit.

Në një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok reperi ngjitet në skenë për të lajmëruar fansat e tij se nuk do të performojë, duke sqaruar edhe arsyen.

“Të më falni të gjithë për arsye se zëri im nuk është në gjendje të mirë nuk mund të performoj.  Vetëm kam ardhur t’iu shikoj për respektin që kam për ju që keni ardhur. Kënaquni sonte, do iu shikoj edhe një herë tjetër”- tha ai.

@drippib SKANDAL!! #mariniyouknow #tiktokalbania #skandal #prizren #veluniaclub #koncert #kosovo #marin #viral #foryou #buhmoment ♬ Originalton – drippib


Reperi i njohur shqiptar, shpesh herë është bërë objekt edhe i kronikave të zeza, me histori sherresh, të shtënash, ndaj për jetën e tij private nuk dihej pothuajse asgjë.

Por pak kohë më parë ai zbuloi detaje rreth jetës së tij private duke thënë se është baba.

“Kam dy fëmijë vëlla”, është shprehur Marini gjatë një interviste duke mos dhënë detaje. Ky informacion nuk dihej nga asnjë pasi ai është treguar gjithmonë shumë hermetik rreth jetës së tij private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al