27 Janar, 2018

VIDEO/ Mos e humbisni! Surpriza e Noizy-t për Sali Berishën në “Zonë e Lirë”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë, ku foli për çështje të ndryshme, duke nisur nga politika dhe aktualiteti në vendin tonë.

Gjithashtu deputeti i Partisë Demokratike u gjend edhe përballë përfaqësuesve të shkollës kontekstualiste të Tiranës, kur përgjatë mbrëmjes u zhvilluan një varg diskutimesh.

Por gjatë kësaj bisede, ka telefonuar me videocall Arian Çanin, reperi Noizy. Kjo telefonatë erdhi për të përshëndetur pikërisht Berishën.

Në këtë lidhje direkte, Noizy i dërgoi një përshëndetje me dy gishta ish-kryeministrit, i cili gjithashtu me një buzëqeshje i ktheu edhe atij përshëndetje të ngrohta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al