25 Nëntor, 2021

VIDEO/ “Kam besim të plotë tek ai”, surprizon Uanda: Ikardi do linte futbollin nëse…


Telenovela “Ikardi-Uanda” trazoi të gjithë mediat. Çiftit iu desh të kalonte një karvan të gjatë skandalesh për të mbajtur familjen e tyre të bashkuar. Uanda foli në një intervistë me moderatoren Suzana Himenez, ku sqaroi gjithçka.

IKARdi

“Mauro më tha që kishte bërë gabimin më të madh të jetës. Ai më tha që ishte thjesht një shpërqendrim, por asgjë nuk ndodhi. Për mua nuk përbën ndryshim nëse ka ndodhur ose jo. Por tani kam besim të plotë tek ai”. Mediat thonë se Ikardi do të tërhiqej nga futbolli nëse ai dhe gruaja e tij do të ndaheshin. Këtë gjë e konfirmoi dhe Uanda bashkë me agjentin e sulmuesit

Mesa duket çifti për momentin ka gjetur qetësi nisur nga konfirmimet e Uanda Narës.

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al