27 Janar, 2018

VIDEO/ Jo vetëm Stine i dedikon këngë Roza Latit, një tjetër mashkull është po aq romantik


Dikur kanë qenë një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, e ndërsa sot ata janë vetëm ish-të dashur ose edhe miq. Bëhet fjalë për lidhjen e dashurisë mes këngëtarit Stine dhe moderatores Roza Lati, e cila ka zagjatur disa vjet.

Kjo lidhje kishte ndarje dhe ribashkime të shpeshta, të cilat në një farë mënyre mund të jenë bërë burim frymëzimi për disa nga këngët e krijuara nga artisti.

Por siç vihet re nga një video e publikuar nga Roza, ai nuk është i vetmi që i ka kënduar asaj. Teksa moderatorja e njohur po konsumonte një kafe, një djalë i ka dedikuar asaj një këngë. Bukuroshja sigurisht që të gjithë skenën e këndshme e ka ndarë me fansat e saj në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al