19 Prill, 2024

VIDEO/ I largoi divanin duke e rrëzuar në tokë, Erjola Doçi shpërthen keq ndaj Jetmir Salaj: Turp të të vijë! Je kokrra e përfituesit, por ke shkelur…


Teksa banorët e “Big Brother VIP” po bisedonin në oborr, në një moment Jetmir Salaj i ka larguar divanin Erjola Doçi ndërsa po ulej, duke e rrëzuar moderatoren.

Konkurrentja ka shpërthyer keq ndaj Jetmirit, duke e pyetur atë se pse e bëri një veprim të tillë.

“Për të parë sa vigjilente ishe ti”– tha banori, i cili po qeshte.

Këtu unë e kuptoj që ti je kokrra e përfituesit që përfiton nga çdo situatë, por me Erjolën i ke rënë gabim. Ke hasur në dërrasë të kalbur” – iu kthye Erjola e acaruar keq me veprimin e Jetmirit, megjithëse ai tha se nuk e bëri për ndonjë qëllim të keq.

 

Pjesë nga debati:

Erjola: Për këtë trup të të vijë

Jetmiri: Hajde ulu

Erjola: Pse e largove divanin

Jetmiri: Për të parë sa vigjilente ishe ti

Erjola: Isha duke kënduar more burrë

Jetmiri: Hajde ulu mos u mërzit

Erjola: Mos e bëj më këtë gjest

Jetmiri: S’ta bëra me qëllim. Hajde uli tani

Erjola: S’më pëlqen

Jetmiri: Po luajmë mere me të qeshura

Erjola: Këtu unë e kuptoj që ti je kokrra e përfituesit që përfiton nga çdo situatë, por me Erjolën i ke rënë gabim. Ke hasur në dërrasë të kalbur

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al