18 Prill, 2022

VIDEO/ Granit Xhaka poston videon e ëmbël, dy vajzat e tij këndojnë e kërcejnë me “Kuq e Zi”


Futbollisti i njohur me origjinë kosovare Granit Xhaka, e ka zhvilluar karrierën e tij në Zvicër, megjithatë në çdo rast ai ka treguar është shumë i lidhur me vendin e tij.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, ku në një video të shpërndarë në “Instagram”, futbollisti Arsenalit ka treguar se dy vajzat e tij Ayana dhe Laneya po dëgjojnë këngë shqiptare.

Në video shihet vajza e tij më e madhe Ayana, nën tingujt e këngës “Kuq e Zi”, duke kënduar dhe kërcyer. Ndërsa vajza tjetër më e vogël, Laneya e shoqëron.

“Krenar”- shkruan futbollisti krahas videos.

Granit Xhaka ka treguar edhe herë të tjera se është shumë krenar për origjinën e tij, madje ka treguar se ka nisur t’ju mësojë shqip edhe dy vajzave të tij.

Kohë më parë ai shpërndau një video të vajzave të tyre me librin e Abetares.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al