17 Janar, 2018

VIDEO/ Gazetari provokon Bashën nëse ka lënë një “Keti” në Holandë. Ja si përgjigjet kreu i PD


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte mbrëmë përballë Ismet Drishtit në “Zjarr Televizion”, ku gjatë një interviste nga zyra e tij akuzoi kryeministrin Rama për prishjen e marrëveshjes së 18 Majit.

basha

Por gjatë intervistës Drishti i kujtoi një këngë shqiptare për Holandën, ku një vajzë e bukur dashuronte një marinar.

Ai e pyeti Bashën nëse kishte lënë dikë në Holandë gjatë viteve kur ka studiuar atje.

PJESE NGA INTERVISTA (minuta e 19 në videon më poshtë)

Drishti: A ka naj Keti në Holandë?

Basha: Ça është Keti?

Drishti: S’të kujton gjë Keti?

Basha: Jo.

Drishti: Një këngë shqiptare për Holandën e di? “Atje në Holandë, në vendin e mullinjve…”

Basha: Ah, kënga, po.

Drishti: A ka ndonjë Keti, ka ngel ndonjë Keti në Holandë?

Basha: Në çfarë kuptimi?

Drishti: Në kuptimin e Ketit, siç e ka kënga.

Basha: Po se di. Ma sqaro.

Drishti: Atje në Holandë në vendin e ullinjve, jetonte Keti një vajzë shumë e bukur me sy të zeza, e cila dashuronte më të bukurin marinar. A ka ngel naj Keti në Holandë?

Basha: Unë studimet i kam lënë pas. Prej vitit 2004 jam i martuar. Jam me dy vajza. Keti im quhet Aurela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al