22 Tetor, 2017

Video/ Fiori Dardha apo Robert Aliaj, cili kishte të drejtë atë natë? Përgjigjet Rudina Dembacaj


 

Rudina Dembacaj duket se e përballoi me sukses debutimin e saj të parë në “Dance with me” javën e kaluar. Ajo ju bashkua kastës së personazheve VIP që kërcejnë pas largimit të Fiori Dardhës pas tensioneve dhe situatave të krijuara mes saj dhe Robertit.

E ftuar në emisionin ‘’Jo vetëm modë”, aktorja e humorit tregon edhe si ndodhi që ajo u bë pjesë e spektaklit.

“Pjesëmarrja në “Dance with me”, ishte rastësi. Unë i shkrova Alketa Vejsiut që ta kisha tek emisioni im dhe ajo më tha: Po ti më dëgjove mua që kam përmendur emrin tënd që të vish në “Dance with me”? Ndërkohë unë s’dija gjë fare.

Pasi fola me Alketën, direkt kam kontaktuar me Fiorin, i mora mendim sepse kisha frikë se nëse Fiori ishte ndier keq do ndihesha edhe unë sepse ne jemi mikesha. Fiori më tha do ndihesh shumë mirë, shko dhe kënaqu. Unë nuk e shoh veten si zëvendësuese në këtë program edhe pse kam ardhur pas Fiorit”, tha aktorja.

 

Ndërkohë lidhur me debatin Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës, Rudina tha se debati shkoi deri në atë nivel që u pa për shkak të kontekstit të “keq” që iu dha mikrofonit nga ana e Robertit dhe pastaj kaloi edhe në gjëra personale. Ajo tha se Roberti e teproi pak dhe kjo e bëri Fiorin të reagonte dhe ashtu si ajo do reagonte çdo femër tjetër.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al