18 Prill, 2024

VIDEO/ “Është e sigurtë”- Julian Deda, Graciano dhe Françeska zbulojnë 4 finalistët e “Big Brother VIP3”! Për cilët konkurrentë bëhet fjalë?


Teksa po qëndronin së bashku, aktori Julian Deda, Graciano Tagani dhe Françeska Murati kanë analizuar lojën e banorëve të “BBV”, duke treguar se cilët janë konkurrentët më të fortë në këtë shtëpisë që mund të shkojnë në finale.

Sipas Julit, Roza Lati është një lojtare shumë e fortë e cila nuk bën një lojë me ofendime por ka argumenta shumë të saktë dhe për këtë gjë moderatorja pëlqehet nga publiku.

Nga ana tjetër Graciano tregoi se në finale shikon Julin, Egla Cenon dhe Romeo Veshaj, duke mos qenë i bindur për finalistin e katërt.

Jetmirin nuk e shikoj fare në këtë moment që është. Nëse Roza ka karakter të fortë, pikëpyetje”– u shpreh Juli.

 

Pjesë nga biseda:

Juli: Roza mendoj se është një lojtare interesante dhe mua me duket e fortë. E fortë sepse është e veçantë dhe pëlqehet për këtë gjë. Ndoshta Roza nuk bën një lojë të sofistifikuar, por analizat i ka shumë të sakta

Françeska: Po Roza nuk e shet veten, nuk është banale

Graciano: Unë Juli në finale shikoj ty…

Juli: Përveç meje, më heq mua

Graciano: Ti Romeo, dhe Egla është e sigurtë në çdo gjë që kemi parë

Françeska: Ne po themi mendimet tona, jo të publikut

Graciano: Mendoj që këta janë të sigurtë

Juli: Jetmirin nuk e shikoj fare në këtë moment që është. Nëse Roza ka karakter të fortë, pikëpyetje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al