8 Nëntor, 2023

VIDEO/ Dua Lipa me fanellën e klubit italian çon në këmbë gjithë qytetin, kapiteni i bën ftesën nëpërmjet RAI-t: Të presim në stadium


Një foto e Dua Lipës me fanellën e Palermos ka pushtuar këto ditë rrjetet sociale, me tifozët e klubit italian që ëndërrojnë se këngëtarja shqiptare është një tifoze e skuadrës së tyre.

Fotoja në fjalë është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale mes ultrasve, teksa e ka postuar edhe vetë Seria B italiane në adresat e saj zyrtare. Një foto e cila në fakt më vonë u zbulua se ishte pjesë e fushatës së marketingut të kompanisë së veshmbathjeve sportive “PUMA”.

Por kjo nuk ka zbehur entuziazmin e tifozëve, e jo vetëm. Edhe edicioni i lajmeve i TG1 i televizionit publik italian, RAI, i ka kushtuar një rubrikë pikërisht kësaj fotoje, teksa nuk ka munguar edhe një intervistë e kapitenit të Palermos, Mateo Brunori.

Ky i fundit, nuk ka ngurruar që t’i bëjë Dua Lipës një ftesë publike. “Ishte shumë e bukur të të shihnim me këtë fanellë, të presim në stadium”, ishin fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al