11 Prill, 2018

VIDEO/ Drejtori i gazetës turpërohet keq, shembet në tokë gjatë intervistës


Ky është momenti kur drejtori i gazete spanjolle ra nga karrigia gjatë një interviste live në televizion, teksa fliste në kanalin e lajmeve të Amerikës Latine, A24.

Bieito Rubido Ramonde, drejtori i gazetës së tretë më të madhe në Spanjë, ABC, po intervistohej nga spikeri i lajmeve argjentinas Eduardo Feinmann.

Ramonde u ngrit nga karrigia për të përshëndetur spikerin, por kur u ul në cep të karriges, rrotat e saj lëvizënn dhe e përplasën në tokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al