14 Prill, 2022

VIDEO/ Alex Rodriguez ironizon fejesën e Jennifer Lopez me Ben Affleck


Duket se Alex Rodriguez-it ka ironizuar fejesën e Jennifer Lopez me Ben Affleck. Ndërsa komentonte ndeshjen e 10 prillit mes ‘Boston Red Sox’ dhe ‘New York Yankees’ për ESPN, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay i përmendi me delikatesë fejesën e tyre.

“Është një kohë e mrekullueshme në sport. Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë së shpejti, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë.”-tha ai.

Rodriguez qeshi me komentin e Kay dhe tha: “Lumturia dhe paqja në botë janë ato që ne duam”. Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Kay ia ktheu: “E di çfarë? Po mendoj për Gandin dhe ty.” Por Rodriguez nuk e vazhdoi më bisedën dhe iu rikthye lojës.

 

Rodriguez dhe Lopez u fejuan në mars 2019, pothuajse dy vjet pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Por në mars 2021, u përhapën zërat se dyshja ishin ndarë.  “Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe do mbetemi të tillë,” konfirmuan ata në prill 2021. “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta.”

Lopez – e cila ka binjakët Max dhe Emme me ish-burrin e saj Marc Anthony – dhe Rodriguez – i cili ka dy vajza Natasha dhe Ella me ish-gruan Cynthia Scurtis – nënvizuan në atë kohë se ata “urojnë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre”.

Menjëherë pas ndarjes së saj nga Rodriguez, J.Lo u pa duke u shoqëruar me Affleck dhe së fundmi, ata  u fejuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al