3 Maj, 2024

VIDEO/ Aktori Jul Deda flet pa “dorashka” dhe rendit kundërshtarët e tij në BBV: Romeo është i rëndomtë, Meritoni gallatë. Më të ‘rrezikshëm’ konsideroj…


Aktori Julian Deda, ka renditur katër nga banorët e BBV të cilët i konsideron kundërshtarë të tij në lojë.

Juli tregoj se kundërshtarë ka Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin. Nga këta banorë, ai është shprehur se konsideron më të ‘rrezikshmen’ përballë tij, Egla Cenon.

Sipas Julit, aktorja është kundërshtarja e tij më e fortë nga katërshja, ndërsa tha edhe përshtypjet e tij për secilin prej tyre.

Juli: Kundërshtarët e mi janë Romeo, Meritoni, Egla dhe Heidi, s’kam debat me njerëz të tjerë. Nga këta unë konsideroj kundërshtarë më të denjë Eglën. Unë mendoj se Heidi nuk është ndonjë ashtu. Romeo për mua është shumë i rëndomtë në argumente, më lodh.

Edhe nëse hap një debat për këtë shishen nuk ka argumentua. Me Meritonin kam mbaru, nuk kam asgjë me të, për mua është bllok, thjesht du me bo gallat më të, është shumë djalë i shkëlqyer, ama për këtë punë nuk më duhet. Nga këta unë konsideroj Eglën më të rrezikshmen përball meje, më të fortën nga këta të katërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al