27 Prill, 2020

Vajza e Arnold Schwarzenegger në pritje të fëmijës së parë, fotografohet me barkun e rrumbullakosur


Vajza e Arnold Schwarzenegger, Katherine raportohet se është shtatzënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Chris Pratt janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Ndërsa aktori 40 vjeçar është baba i një djali 7 vjeçar Jack, me ish-gruan Anna Faris.

Pratt dhe 30 vjeçarja u martuan në qershor 2019 gjatë një ceremonie private në Montecito, Kalifornia dhe janë shumë të emocionuar që familja e tyre do të zgjerohet.

Ndërkohë në këtë çifti gjatë kësaj periudhe të bukur për ta po qëndrojnë nën shoqërinë e prindërve të Katherinë, Arnold dhe Maria Shriver.

Ata u fotografuan në Venice të Kalifornisë duke ecur me biçikletë dhe mbanin maska mbrojtëse e syze dielli.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al