20 Prill, 2019

Vajza 11-vjeçare ndërron jetë pasi lan dhëmbët, ja çfarë i shkaktoi vdekjen


Një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka larë dhëmbët. Denise Saldate nga Covina e Kalifornisë ka patur alergji fatale, e cila u provokua nga pasta e dhëmbëve me përmbajtje qumështi.

Mamaja e viktimës, Monique Altamirano, ka treguar se vajza e saj ishe alergjike ndaj qumështit dhe nuk e dinte se kolinozi kishte element të atillë në të.

Denise po lante dhëmbët së bashku me të motrën 15-vjeçare, kur ajo doli nga banja duke qarë dhe duke thënë nuk arrinte dot të merrte frymë.

Nëna tregon se kur pa vogëlushen me buzë blu, ka telefonuar menjëherë urgjencën teksa përpiqej t’i jepte frymë gojë më gojë, por fatkeqësisht Denise vdiq nga mbytja.

Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinozit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.

E teksa kanë kaluar dy javë nga vdekja e 11-vjeçares, 6 prill, prindërit e saj janë shprehur se duan të ndërgjegjësojnë edhe të tjerët që të kenë kujdes gjatë leximit të etiketave të produkteve që blejnë.

“Ajo tha se nuk merrte dot frymë dhe buzët e saj ishin bërë blu. Kolinozi ishte i gjithi në dhëmbët e saj dhe i ndaloi oksigjenin. Nuk mund ta kthejmë pas Denise, por ne mund të ndihmojmë të tjerët në emër të saj”, ka thënë Monique për “Yahoo News”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al