10 Qershor, 2019

Ushqimet anti-celulit që duhet t’i përfshini në dietën tuaj, për një trup sa më të bukur


Më në fund, vera ka trokitur dhe ju mund t’i thoni lamtumirë veshjeve të trasha. Megjithatë rritja e temperaturave, ka efekte të padëshirueshme veçanërisht tek gratë, të tilla si fryrja dhe mbajtja e ujit në trup. Si t’i luftojmë ato? Përveç rritjes së lëvizjes, ju sugjerojmë të provoni këto 10 ushqime anti-celulit:

Banane: Ky frut është një burim i madh energjie dhe përmban zink, një mineral natyral që ndihmon në përmirësimin e lëkurës.

Panxhar: Janë detoksifikues të shkëlqyer natyrorë, veçanërisht nëse ju merrni ekstraktin e tyre. Brenda panxharit është likopeni, një hidrokarbur që redukton mbajtjen e ujit.

Angjinare: Ato kanë një veprim të fortë diuretik, thelbësor për të eliminuar lëngjet e tepërta në trup.

Lakra e zezë: Mineralet, vitamina C dhe antioksidantët kryejnë një veprim mbrojtës në të gjitha indet e lëkurës, për trajtimin dhe mbajtjen e tyre në një gjendje optimale.

Drithërat integrale: Duke qenë karbohidrate që treten ngadalë, ato janë aleatë të shkëlqyeshëm për humbje peshe. Ato gjithashtu përmbajnë antioksidantë dhe fibra, të cilët largojnë fryrjen dhe eliminojnë toksinat.

Limoni: Kjo agrume është e pasur me vitaminë C, e cila rregullon qarkullimin e gjakut dhe neutralizon fryrjen.

Patëllxhanët: Janë gjithashtu të pasur me kalium, thelbësor për asgjësimin e toksinave.

Rrepkë: Kombinimi i fibrave, ujit dhe vitaminës C është efektiv në largimin e ujit.

Salmon: Falë sasisë së konsiderueshme të Omega-3, salmoni është një anti-inflamator i shkëlqyer për çdo pjesë të trupit (dhe, për rrjedhojë, edhe për këmbët e prekura nga celuliti).

Selino: Ajo ka një veprim shumë të çmuar detoksifikues që ndihmon në eliminimin e toksinave falë shtimit të kaliumit. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al