23 Tetor, 2022

Urimi special i Argjirës për Gracianon në ditën e lindjes: Të dua pa masë


Balerini i njohur, Graciano Tagani e ka mirëpritur ditëlindjen me një festë madhështore. Për 30 vjetor balerini mblodhi shumë miq dhe kolegë të famshëm, të cilët kanë ndarë momente në rrjete sociale nga festa, nuk ka munguar gjithashtu një urim i ëmbël nga partnerja e tij, Argjira Spanca. Krahas videos ku shihen shumë të lumtur, Argjira ka shkruar: “Të dua pa masë jeta ime!!!! Të uroj më të mirat. !  @graciano_tagani Gëzuar ditëlindjen. Ndërkohë, sa i përket të pranishmëve në festë ishin Fjoralba Ponari, Einxhel Shkira, Flor Gjini, Ervin Kurti, Ana Lika, Edi Manushi, Aulona Musta etj.

 Çifti Graciano  dhe Argjira u bënë kryefjalë e mediave rozë pasi u aludua se çifti presin një fëmi. Moderatorja e mohoi lajmin dhe tha: Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë. Çifti po shijojnë prej kohësh romancën e tyre bashkëjetojnë por ende nuk e kanë kurorzuar dashurinë e tyre në fejesë ose martesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al