3 Maj, 2024

Upss! Egla Ceno tentoi t’i ulte pantallonat, “çmendet” Julian Deda! Del me boksera para kamerave në “BBV” dhe i tregon aktores… (Fotot)


Aktorja Egla Ceno si lidere e shtëpisë së “BBV” për këtë javë, zgjodhi 6 nga konkurrentët për të çuar deri në fund një sfidë të dhënë nga “Vëllai i Madh” për një buxhet të plotë në shtëpi.

Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Françeska Murati, Erjola Doçi, Shkëlqim Bega dhe Heidi Baçi për 1 orë duhet që të mbanin me dorë kutitë duke mos lejuar topat që të binin në tokë.

Aktori Jul Deda ishte një ndër banorët që herë pas here krijoi situatat komike me banoërt që po bënin sfidë duke i gudulisuar ata teksa duart e tyre ishin duke mbajtur kutitë me topa.

Nga ana tjetër Egla e cila dëshironte që për këtë javë buxheti të jetë i plotë në shtëpi, tentoi që ta mbante Julin larg nga 6 banorët, ndërsa në një moment aktorja tenton t’ia ulë pantollonat atij.

Ndonëse aktorja nuk ia arriti dot qëllimit, Juli i ka ulur vetë pantollonat duke dalë në të brendshme para kamerave.

“Ja o Egla se i ke fiksim brekët e mia ti!”– tha aktori teksa heqi pantollonat para Eglës, ndërsa banorët shpërthyen në të qeshura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al