2 Maj, 2024

“Unë ta them ty me mirëbesim dhe ti…”/ Pas krisjes së miqësisë, Julian Deda i zbulon “sekretin” Roza Latit në “BBV”!


Miqësia e moderatores Roza Latit me Julian Dedën është krisur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E teksa disa javë na ndajnë nga finalja e madhe e reality show-t, loja e konkurrentëve është bërë më e fortë, ku debatet mes tyre nuk kanë të mbaruar.

Juli dhe Roza mbrëmjen e djeshme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpi, ku në një moment aktori i zbuloi banores një “sekret” me miken e saj Rike Roçi, i cili kishte qenë present gjatë bisedes së dy vajzave.

“A e nxorre muhabetin me shoqen time, tregoje tamam”– iu kthye Roza e acaruar me Julin, i cili i tha moderatores së nëse vazhdon të luajë kështu do të përfundojë duke dalë nga shtëpia si shoqja e saj, Rike.

 

Pjesë nga debati:

Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë.

Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

Roza: A e nxorre muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

Juli: E ke thënë para kamerave.

Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?

Juli: Po të nxjerr siç je Roza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al