26 Korrik, 2022

Ulen gjakrat! Cllevio i kërkon falje Noizyt: “Nuk do merrem më me ty, je maja e piramidës!”/ Dy fjalë edhe për Stresin


Paqeeee…

Po, po po flasim për Noizyn dhe Cllevion. Duket se më në fund mes tyre është ngritur flamuri i bardhë. Të paktën nga ana e Cllevios.

Ai ka realizuar një video Live në Instagram ku i ka kërkuar falje Noizyt duke u shprehur se nuk do merret më me të. Bashkë me Aleks Vishajn dhe Kozak Braçin, ai tha se nëse do dalë nga fjala, atëherë i ka shkelur në besë shokët e tij.

I kërkojmë ndjesë Noizyt. Nga sot e mbrapa nëse na pret në besë(Cllevio), do na presë neve asnjë tjetër. Mbase shokë nuk bëhen por Cllevio nuk do ia përmend më emrin. E ka kuptuar edhe vetë se ka bërë shumë gabime. Duhet të bëjë edhe një story ta shohin të gjithë. Sot e mbrapa nuk do e dëgjoni të flasë më keq për të.”-tha Aleks Vishaj i cili foli në emër të Cllevios.

Nga ana tjetër, vetë Cllevio tha se ndoshta nuk do bëhen shokë por nuk do ketë më sharje mes tyre. Ai u shpreh se është më i mirë se Stresi dhe Noizy por jo më i i mençur. Ai u shpreh se Noizy është shumë i bukur, i mirë dhe madje e konsideroi si maja e piramidës.

Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonim të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shes dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollarë do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen9Noizyt), Crax për këtë shokun(prej Aleksit), ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë.”- u shpreh ai.

Zhvillimet e fundit mes tyre

Madje, Cllevio shkroi edhe diss-in(t’i dedikosh dikujt një këngë duke e ofenduar) e parë për Noizyn. Ai ua ka treguar ndjekësve të tij gjatë një video-live në Instagram teksa nuk dihet nëse do e publikojë si kënë të plotë. Në tekst Cllevio merret kryesisht me shoqërinë e Noizyt me Stresin duke i kujtuar një sherr mes tyre në Pallatin e Kongreseve, apo faktin që Stresi dikur e ka sharë Noizyn nga vajza e tij Leandra.

Cllevio thotë se edhe pse e takoi babain e Noizyt nuk bëri asgjë për ta cënuar sepse nuk merret me familjen, siç shprehet ai, sepse “është rritur me tradita”. Mes ofendimeve, ai shprehet se po i vëzhgon nga bunkeri teksa nuk i kursen kërcënimet duke u shprehur se “Do dal në terren me blinda, automjeta. Porosita antiplumb amerikan, shtresa Kevlar-i/ Rusa, 44 gjujtsa, se s’du të vdes i pari”.

“Mbaj ekuilibrin, jo si mbreti Noizy Madama/ Përdori çdo person, i shiti si panorama/Agjent shitjeje i suksesshëm, më pussy se Big Mama/ A të kujtohet takimi kur shkove dorë për dore me babin/ Pagove 30 mijë euro gjobë, mos të vriste Jetnis Dollapi/ I gjuajte Stresit me grushta, me video në Kongres të Pallatit/ Dy ditë më vonë me syze në emision se syrin të nxirë keq e pati/ Mos m’u hiqni mua gangstera, besprema, hipokrita/ Të ka sharë nga Leandra e vogël, e di  gjithë Republika/ Unë babin ta kapa, u prezantova si gjujt nga Amerika, familjen nuk ta preka se jam rritur me tradita/Ju jeni pederasta, me refren, do nxirni bashkëpunim, jam kurioz kush është në refren/Mbreti apo princi? Degjenerata rrini pa refren, fusni dy lezbike se do jenë më mirë se ju në refren/ Po ju vëzhgoj nga bunkeri, studio te baneda/ Kujdes mos ecni shpejt, aksident nëpër kthesa/ Me demek pilota audio, ferrari, Varrosi mercedesa/ Se unë do dal në terren me blinda, automjeta/ Porosita antiplumb amerikan, shtresa Kevlar-i/ Rusa, 44 gjujtsa, se s’du të vdes i pari, do jem super strateg, jo majorsa OTR-i/ As bad boy nëpër rrugë se shkon shpejt atje te varri”.-është teksti i plotë.

Nga Noizy ka patur vetëm një reagim, ku i kërkonte Cllevios ta linte të qetë dhe mos të merrej më me të apo familjen e tij. Noizy po ashtu i risolli në vëmendje edhe një histori përdhunimi të para shumë viteve, të cilën Cllevio e mohoi.

Gjatë një videoje-live në Instagram ai tha se vajza në fjalë ishte e dashura e tij për një vit, dhe aso kohe ishte 17 vjeçe e gjysmë, e jo 13 vjeçare. “Që ta kuptoni, e di e gjithë Lushnja, kjo është Dalila, doktoresha është 17 vjeçe e gjysmë dhe unë jam 21 vjeçar. Për kokën e Qerosit e di gjithë Lushnja dhe merr dokumentet e komisariatit të Lushnjës. Nuk po më lë rehat, më ke vënë pranga. Ti nuk ke faj ka faj ky gazetari, e bëri Dalilën 13 vjeçe nga 17 e gjysmë ishte në vit të katërt, Dalila ku je të dua. Dil tregoje historinë Dalila, për ty po flet ky. Pse lali yt 13 vjeçe të ka kapur ty, të kam kapur 17 vjeçe e gjysmë, e dinë të gjitha shoqet e Dalilës. Unë kam qenë 21 vjeç. Po të kthej një përgjigje, Dalila është kjo që po më thua ti por është 17-vjeçe dhe po më akuzon mua për përdhunim, Dalila është e dashura ime për një vit. Është kriter për mua që të jeni mbi 18-vjeçe. Sot ka kryer mjekësinë e përgjithshme, doktoresha në Lushnje. Dhe tani po vazhdon për psikiatre. Dalila sot është 33 vjeçe”.-është shprehur Cllevio.

Pas lirimit nga burgu tre ditë më parë reperi është arrestuar sërish paraditen e sotme. Mësohet se shkak këtë herë kanë qenë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë. Në momentin kur efektivët e policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnje, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al