21 Shtator, 2018

“Uau çfarë mikpritjeje!”, Bora Zemani zbulon se në cilin televizion do e shihni këtë sezon (FOTO)


Pas largimit nga “Digitalb”, moderatoren e njohur Bora Zemanin do ta shohim shumë shpejt në “Tv Klan”. E do ta shihni çdo të diel në emisionin “E diela shqiptare”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Bora ka publikuar një foto ku zbulon se ndodhet pikërisht në studion e spektaklit, si dhe pranë saj është moderatori Ardit Gjebrea.

“Uau çfarë mikpritjeje! E lumtur pafund dhe mezi po pres të fillojmë në datë… Edhe pak fare”, ka shkruar Bora në postim.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al