15 Mars, 2022

U sulmua brutalisht në rrugë para banesës së saj, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare trajnerja e njohur e muzikalit në Broadway


Barbara Maier Gustern, ish-trajnerja 87-vjeçare e kantos e cila u sulmua në rrugë nga një grua e paidentifikuar, ka ndërruar jetë këtë të martë nga plagët e marra.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj në rrjetin social Facebook.

“Sot, në orën 11:15, ne kemi humbur një personat shndritshëm që ka hijeshiuar ndonjëherë. Kërkojmë që të gjithë të na jepni pak kohë dhe hapësirë, dua të gjej kohë për këdo që dëshiron të dijë më shumë për momentet e saj të fundit”, thuhet në postim.

Një zyrtar i lartë i policisë konfirmoi për “The NY Post” se Gustern vdiq nga plagët e marra mbrëmjen nga sulmi i disa ditëve më parë.

Gustern, dikur një trajnere e famshme e kantos, po ecte përgjatë Rrugës West 28 në Manhatan, rreth orës 20:00 të së enjtes, kur një grua e paidentifikuar doli pas saj dhe e shtyu përtokë. Sulmuesja flokëkuqe, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se gruaja e paidentifikuar kaloi rrugën përpara se të shtynte Gursten, e cila pësoi një dëmtim të rëndë në kokë që rezultoi fatal, duke i sjellë vdekjen.

“Ne po kërkojmë ndihmën e publikut në zgjidhjen e kësaj shkeljeje të turpshme të kryer kundër gruas së moshuar të cenueshme, e cila nuk po bën gjë tjetër veçse ecën nëpër rrugët e qytetit të Nju Jorkut”, tha në një konferencë shtypi të martën, shefi i detektivëve të NYPD, James Essig.

Barbara Maier Gustern ishte një tranere e njohur e zërit. Ajo dikur ka trajnuar edhe këngëtaren e rrokut Debbie Harry dhe kastin e ringjalljes së muzikalit në Broadway 2019, “Oklahoma!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al