29 Shtator, 2020

U shtrua në spital pas komplikacioneve në muajin e pestë të shtatzënisë, modelja zbulon si është gjendja e saj dhe e foshnjës


 

Chrissy Teigen u shtrua në spital pas komplikacioneve në muajin e pestë të shtatzënisë. Por modelja qetësoi fansat, duke u shprehur se ajo dhe foshnja janë mirë.

Teigen është në pritje të fëmijës së saj të tretë me këngëtarin e famshëm, John Legend. Ajo u shtrua në një spital në Los Angeles të dielën për shkak se kishte gjakderdhje.

34-vjeçarja foli për gjendjen e saj në një postim në rrjetet sociale ndërsa po përgatitej të bënte transfuzion gjaku.

“Me të vërtetë tingëllon më dramatike sesa është,”– tha modelja.

Më pas rrëfeu se së bashku me foshnjën janë mirë, por i mungon ecja, gatimi dhe lojërat me fëmijët e saj të tjerë.

“Ai lëviz shumë. Ka filluar të lëvizë më herët sesa dy fëmijët e mi të tjerë. Është kaq i fortë dhe jam e emocionuar për të sepse është i mrekullueshëm. Është një djalë i fortë dhe mezi po e pres atë,”– përfundoi ajo.

Në postimet e tjera të mëparshme në rrjetet sociale, Chrissy Teigen informoi ndjekësit për momentet e vështira që po kalon gjatë shtatzënisë së saj të tretë.

“Ne të gjithë e dimë që unë kam qenë në shtrat javët e fundit, por unë kisha shpesh gjakderdhje. Një muaj ka kaluar dhe gjakderdhja u shpeshtua, fëmija është mirë dhe po rritet, edhe unë jam mirë duke bërë atë që mundem tani, nuk ka më shumë se kaq që mund ta bëjmë, është shumë e vështirë dhe jam në pozitë të çuditshme se është e rrezikshme të provosh të bësh ndonjë gjë. Nëse foshnja dhe unë kam sukses në javët e ardhshme, ne do të kapërcejmë rrezikun,”- tha 34-vjeçarja.

Sigurisht, burri i saj, John Legend, është gjithmonë pranë saj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al