10 Prill, 2022

U përfolën se i dhanë fund lidhjes, Sarah Berisha shfaqet krah Dj Pm nga udhëtimi i tyre i fundit


Sarah Berisha dhe PM vijojnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së publikut. Ndonëse janë shpesh bashkë, ata kanë preferuar mos të ndajnë foto e video në rrjetet sociale.

Blogerja duket se ka bërë një përjashtim së fundmi dhe ka ndarë një foto me të dashurin e saj. Ata pozojnë të përqafuar dhe fotoja është shkrepur nga ‘arratisja e tyre’ e fundit drejt bregdetit shqiptar pak ditë më parë.

Pas daljes nga Big Brother VIP, blogerja dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video së bashku dhe në intervista kanë thënë se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut. Por, fakti që ata mundohen të qëndrojnë privatë ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes.

Kështu ndodhi edhe pak ditë më parë. Ishte Kledi Hysa, ish-banori i “Big Brother VIP” ai që postoi një video me çiftin teksa ishin të tre. “A u gëzuan?”-pyet Pm, kurse Kledi thotë: “Këta të dy do jenë gjithmonë bashkë.” Kështu modeli shoi çdo dyshim që mund të kishte lindur te njerëzit.

 

Vetë Sarah tha pak ditë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Dyshja ka takuar familjarët e njëri-tjetrit por ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al