18 Nëntor, 2022

U ndanë pas akuzave për tradhti, moderatorja dhe reperi i famshëm rikthehen së bashku pas 3 vitesh! Si shprehu Stormzy pendesën për fundin e marrdhënies


Stormzy dhe Maya Jama janë kthyer së bashku tre vite pas ndarjes. Prezantuesja dhe reperi ishin në GQ Men of the Year 2022 në Londër dhe u larguan në 2 minuta diferencë nga njëri-tjetri.

stormzy haya1

Ata kishin kaluar kohë së bashku brenda festës dhe Stormzy mësohet se u ka thënë miqve të tij se janë sërish bashkë,

Por dyshja nuk dëshironin që lajmi të bëhej publik në media, madje kur një fans i bëri foto së bashku ai iu afrua dhe i kërkoi ta fshinin, raporton The Sun.

“Stormzy dhe Maya janë sërish bashkë. Ata po e marrin ngadalë, por janë rikthyer pas një kohe të gjatë që nuk kishin folur ose parë me njëri-tjetrin”, tha një burim.

maya

Stormzy dhe Maya ishin së bashku për katër vjet, por u ndanë në vitin 2019 mes pretendimeve se ai e kishte tradhtuar atë, akuza që reperi i mohoi.

Në dhjetor të vitit të kaluar ajo u fejua me basketbollistin australian Ben dhe u ndanë këtë verë. Por Stormzy ka qëndruar beqar që nga ndarja me Maya dhe nuk e ka fshehur faktin se është penduar për fundin e romancës.

Në këngën e tij Lessons 2019, ai e përshkroi marrëdhënien e tyre si “dashurinë më të madhe që kam njohur ndonjëherë”.

Ai vazhdoi: “Më ke dhënë botën dhe më pas të kam dhënë mungesë respekti. Derisa të jesh gati për të më falur, unë gjithmonë ju uroj më të mira.”

Tani ajo e ka falur dhe gjërat janë kthyer në “rrugën e duhur”. Duket se Stormzy nuk do të bëjë të njëjtat gabime këtë herë.

stormzy haya

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al