14 Shtator, 2018

U largua nga rrjetet sociale, Era Istrefi tregon arsyen e këtij vendimi: Është luks…


Teksa vera ishte sezoni i sukseseve të njëpasnjëshme për këngëtaren Era Istrefi, tri këngë të reja dhe performanca në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, përkrah Will Smith dhe Nicky Jam, ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Era ka vendosur që të lërë mënjanë rrjetet sociale. Mbrëmjen e së enjtes, ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një video-intervistë ku flet sesa mirënjohëse është për gjërat që ka dhe sa pozitive është në jetë, duke u përqendruar në atë që e bën të lumtur.

Kujtojmë se në fund të gushtit këngëtares shqiptare iu desh që t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e apendicitit.

“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë kohët e fundit. Mund të lidhem shumë me këtë intervistë që është bërë rreth një vit më parë. Të jesh jashtë mediave sociale është luksi më i ri. Shfrytëzova kohën për t’u shëruar pas operacionit dhe me të vërtetë të përqendrohem në atë që më bën të lumtur dhe që më bën të ndihem njerëzore.

Jam përgjegjëse për energjinë që jap dhe kështu që duhet të sigurohem që ta rregulloj atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat e radhës dhe t’i ndajë ato me ju”, shkruan Era Istrefi krah postimit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al